ismail qemali dhe fan noli diplomate te zote ilir ikonomi kane qene fat per shqiperine 676c8e6ddbd13

“Ismail Qemali dhe Fan Noli, diplomatë të zotë”, Ilir Ikonomi: Kanë qenë fat për Shqipërinë!

December 26, 2024
1 minut lexim

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për figurën e shqua të historisë shqiptare, Ismail Qemalin.

Ikonomi u shpreh se Ismail Qemali ishte njeriu i vetëm që mund të bashkonte fiste shqiptare, ndërsa shtoi se duhet bërë një monografi për jetën e njeriut që solli pavarësinë e vendit.

Sakaq u ndal edhe te Fan Noli, ku tha se ishte diplomatë dhe se dinte të fliste me njerëz të ditur.

“Kam bërë një libër për udhëtimin e Ismailit, nga Stambolli në Vlorë, që janë emblematike për këtë njeri. E ndjeja që është e vështirë të gjesh materiale për Qemalin. Një monografi për atë duhet bërë në fakt. Ishte një udhëtim që unë e ndoqa nga Stambolli në Vlorë.

Mendoj se është një rastësi që Shqipëria ka pasur disa individë, si p.sh Ismail Qemali. Ai ishte njeriu i vetëm që mund të bashkonte fiset shqiptare. E bëri në një mënyrë shumë të zgjuar, pasi vizitoi kancelaritë e huaja. Ishte një njeri me një mendim… shtoj atë që ishte një diplomat i zoti. Po ku i gjeje ata diplomatë në atë kohë? Ishte dhe Fan Noli, edhe Faik Konica. Noli shkruante bukur memorandumin, fliste me njerëz të ditur. Arriti të takonte presidentin britanik. Ishte një rastësi e lumtur. Këta të dy kanë qenë një fat për Shqipërinë.”, u shpreh Ilir Ikonomi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dimitrieska kocoska mendoj se shtylla e dyte pensionale eshte e panevojshme na shkakton kosto shtese 676c8981248bf
Story i mëparshëm

Dimitrieska Koçoska: Mendoj se shtylla e dytë pensionale është e panevojshme, na shkakton kosto shtesë

dimal basha i drejtohet agim aliut ty duhet nburg tperjetshem me tcu 676c97d11024b
Story i radhës

Dimal Basha i drejtohet Agim Aliut: Ty duhet n’burg t’përjetshëm me t’çu

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë