Nesër temperaturat në Kosovë mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius

July 24, 2023
1 minut lexim

Vala e të nxehtit që tashmë po hynë në javën e tretë, kulminacionin do ta arrijë ditën e martë me 25 korrik, kur temperaturat maksimale do të sillen mes 36°C – 40°C, shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, kryesisht të drejtimit jug-perëndimor.

Kështu është njoftuar nga Departamenti Meterologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Ndryshimi i motit pritet të ndodhë të mërkurën me 26 korrik, në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kur priten shtrëngata me rrebeshe shiu që lokalisht mund të shoqërohen edhe me stuhi breshëri dhe erëra të fuqishme deri në 25m/s. Freskia ndjeshëm do të jetë prezente nga e enjtja me 27 korrik, e ndikuar nga masat ajrore kryesisht veriore, me maksimalet jo më shumë se 26°C dhe minimalet që do të pësojnë rënie deri në 12°C”, ka thënë Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik.

Ajo ka thënë se ditët në vazhdim do të këtë ngritje graduale të temperaturave, në suaza normale për periudhën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Zhvlerësimi i euros përmes burimeve informale”, Buxhuku: Dy kategoritë që përfitojnë nga forcimi i Lekut

Story i radhës

Barbie e fiton betejën e arkëtimeve në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë