Nesër mbahet takimi i radhës mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Përderisa, afati i dytë kohorë prej 10 ditësh është në rrjedhojë, vazhdojnë edhe negociatat mes SASHK-ut dhe përfaqësuesve qeveritar, ku duhet të caktohet përqindja për harmonizimin e pagave të të punësuarve në veprimtarinë e arsimit fillor dhe të mesëm, por edhe të definohen afatet kohore për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive. Nga sindikata thonë se janë përafruar qëndrimet mes të dyja palëve, por ende nuk kanë arritur në një konkluzion, I cili do të ishte i kënaqshëm për të dyja palët. Përndryshe, nëse edhe në afatin e dytë kohorë, nuk mund të arrihet marrëveshje, atëherë sipas paralajmërimeve të SASHK-ut, greva do të aktivizohet përsëri. /SHENJA/