Shalenberg: Shkupi dhe Sofja shumë afër zgjidhjes

Bashkimi Evropian gjendet përpara sfidës gjeostrategjike dhe instrumenti kryesor për t’a ruajtur gjeopolitkën e vet në skenën ndërkombëtare është prespketiva e BE-së dhe zgjerimi i saj, tha ministri federal austriak për çështje evropiane, Aleksandar Shaleberg, duke theksuar nevojën për fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë. Pas takimeve të tij me zyrtarët e Sofjes, Shalenberg në Shkup tha se palët janë afër zgjidhjes, por nevojitet më tepër kompromis i dyanshëm. Si interval kohor për një epilog pozitiv ministri austriak e potencoi fillimin e verës.

“Ne kemi thënë se bisedimet vazhdojnë me muaj në të cilat përfshihen temat. Tash çështja është kur duhet të fillojnë. Janë gjëra të vogla që duhet të zgjidhen mes Sofjes dhe Shkupit. Por vlerësojmë se nuk mundet njëra palë të lëshojë pe tjera të përfitojë. Këtu duhet të ketë gjuhë të përbahkët… Do të shohim ku mund t’ju ndihmojmë në ato hapa. Më duhet të theksoj se tashmë të dyja qeveritë i kanë pjesët e lojës por duhet t’i bashkojnë në figurë.”, tha ministri federal austriak për çështje evropiane, Aleksandar Shalenberg.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​ORCA kërkon nga AKA të fillojë me monitorimin e kolegjeve dhe universiteteve

Story i radhës

Nesër takimi i radhës SASHK-Ministria e Arsimit

Të fundit nga