Nesër mbahet takimi i radhës mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Përderisa, afati i dytë kohorë prej 10 ditësh është në rrjedhojë, vazhdojnë edhe negociatat mes SASHK-ut dhe përfaqësuesve qeveritar, ku duhet të caktohet përqindja për harmonizimin e pagave të të punësuarve në veprimtarinë e arsimit fillor dhe të mesëm, por edhe të definohen afatet kohore për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive. Nga sindikata thonë se janë përafruar qëndrimet mes të dyja palëve, por ende nuk kanë arritur në një konkluzion, I cili do të ishte i kënaqshëm për të dyja palët. Përndryshe, nëse edhe në afatin e dytë kohorë, nuk mund të arrihet marrëveshje, atëherë sipas paralajmërimeve të SASHK-ut, greva do të aktivizohet përsëri. /SHENJA/
Të fundit nga
Nikolla Gruevski mbetet të përgjigjet edhe për nëntë lëndë para gjykatave vendore dhe edhe një herë
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të diskutojë për rezultatet e konsultimeve në lidhje
Kryeredaktori i Lajmeve Alltin Kreka i ftuar në programin “Zona Zero” ka treguar përjetimet e ngjarjes
Rusia ka arritur marrëveshje për të dislokuar në Bjellorusinë fqinje armë bërthamore taktike, tha presidenti rus,
Deputeti pa subjekt politik aktualisht, Haki Abazi ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar