Ka përfunduar protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës.
Protesta e mbrëmjes së sotme, ashtu si çdo natë, u shoqërua me thirrje kundër qeverisë, ndërsa në krye të marshimit u vendosën të rinjtë dhe studentët.
Gjatë protestës, qytetarët u ndalën edhe para Ministrisë së Shëndetësisë, ku bën thirrje si “Poshtë qeveria!” dhe “Ministri e Vdekjes!”
Në përfundim të protestës, qytetarët kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, jep dorëheqjen!”, ishte një prej thirrjeve me të cilat u mbyll protesta e 113-të, ndërsa protestuesit u ndanë me mesazhin “Nesër më shumë!”, për t’u bashkuar sërish nesër në shesh.
Burimi: botasot.info


