mamdani pret trumpin ne gracie mansion 6ab055c96c138

Mamdani pret Trumpin në Gracie Mansion

September 20, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, do të presë të hënën, 21 shtator, Presidentin Donald Trump në Gracie Mansion, rezidencën zyrtare të kryetarit në Upper East Side.

Takimi, i konfirmuar të dielën nga zyra e kryetarit dhe Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pari i dy liderëve në qytetin e Nju Jorkut.

Presidenti ndodhet në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyra e Mamdanit tha se biseda “do të përqendrohet në çështje që prekin Nju Jorkun dhe newyorkezët”, pa njoftuar orën apo agjendën e saktë.

Dy takimet e mëparshme u zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë, i pari në nëntor 2025, menjëherë pas fitores së Mamdanit, dhe i dyti në shkurt 2026.

Pavarësisht dallimeve të thella politike, Mamdani është socialist demokrat, Trump republikani konservator dhe të dy ata kanë ndërtuar raporte të papritura të “qeta”.

Trump, i rritur në Queens, e ka quajtur Mamdanin “një person racional” dhe ka thënë se do ta përkrahë nëse qyteti shkon më mirë. Mamdani e ka përshkruar bisedën si “produktive”, të përqendruar te përballueshmëria, krimi, qiratë, çmimet e ushqimeve dhe të energjisë.

Në takimin e shkurtit, kryetari i New York-ut i propozoi presidentit një plan për të ndërtuar rreth 12 mijë banesa mbi Sunnyside Yard, oborrin e madh hekurudhor në Queens, me kërkesë për mbështetje federale.

Ideja e lidh Trumpin me rrënjët e tij në Queens dhe me një projekt të vjetër që kërkon miliarda dollarë.

Të dy kanë vazhduar kontaktet edhe me telefon.

Takimi i së hënës vjen në një javë të ngarkuar në Manhattan, me protesta, masa të rrepta sigurie dhe mbyllje rrugësh për shkak të OKB-së. Për Mamdanin, 34 vjeç, i zgjedhur kryetar në 2025, është hera e parë që pret presidentin në shtëpinë e tij zyrtare, të cilën e quan “shtëpia e popullit”.

Nëse raportet mbeten të njëjta, biseda mund të prekë sërish banesat, kostot e jetesës dhe sigurinë publike. Për newyorkezët, takimi tregon se edhe liderë me ide të kundërta mund të ulen në të njëjtën tavolinë kur bëhet fjalë për qytetin e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser me shume perfundon protesta e 113 te kunder qeverise dhe kryeministrit qytetaret te vendosur edi rama jep doreheqjen 6ab0555135090
Lajmi i mëparshëm

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

gold ag ne grida duma podcast mu mor fryma gati pesova infarkt kur u denua uck 6ab0567c506b8
Lajmi i radhës

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Të fundit nga

ShkoLartë