policia e kosoves arreston ne shtime personin e kerkuar per trafikim me njerez 6ab054d4528a0

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

September 20, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuat se sonte rreth orës 20:20, në fshatin Godanc i Ulët, në një lokal, njësia e hetimeve të stacionit policor në Shtime ka arrestuar 52-vjeçarin B.H.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj për veprën penale trafikim me njerëz.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit, për vuajtje të dënimit.

“Me datën 20.09.2026, rreth orës 20:20, në fshatin Godanc i Ulët, në një lokal, njësia e hetimeve të stacionit policor në Shtime ka arrestuar personin B.H.,(52 vjeç). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj për veprën penale trafikim me njerëz. Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në qendrën e paraburgimit, për vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kodi zgjedhor ne pritje te reformes ne rrezik edhe 4 28 milione euro nga be ja 6ab03e5916775
Lajmi i mëparshëm

Kodi Zgjedhor në pritje të reformës, në rrezik edhe 4.28 milionë euro nga BE-ja

neser me shume perfundon protesta e 113 te kunder qeverise dhe kryeministrit qytetaret te vendosur edi rama jep doreheqjen 6ab0555135090
Lajmi i radhës

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

Të fundit nga

Mamdani pret Trumpin në Gracie Mansion

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, do të presë të hënën, 21 shtator, Presidentin Donald Trump në Gracie Mansion, rezidencën zyrtare të kryetarit në Upper East Side. Takimi, i konfirmuar të dielën
ShkoLartë