Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit, njoftimi me rëndësi për udhëtarët e 2 trageteve

February 21, 2022
1 minut lexim

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.

Njoftohen të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut , nisja sotme do të bëhët në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkohet mirëkuptimi i udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët njofton autoriteti portual i Durrësit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“U shpërngulën me dhunë nga serbët”, Beniada rrëfen se pse përdor mbiemrin e nënës (FOTO LAJM)

Story i radhës

AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën diskutimin “Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike”

Të fundit nga

ShkoLartë