AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën diskutimin “Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)”, organizoi tryezën e diskutimit mbi mekanizmat specifik për mbështetjen financiare të mediave private apo jo-fitimprurëse të cilat publikojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave të ndryshme etnike.

Paneli i përbërë nga përfaqësues të medieve që operojnë në gjuhët e paicave etnike, të organeve rregullative të medieve dhe organizatave, diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me qëndrueshmërinë financiare.

Kjo ngase nevoja për të pasur media të qëndrueshme dhe të mirë-formuara të pakicave në shoqërinë tonë është jetike.

Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi, së shpejti mund t’i lexoni në formatin online të një broshure.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit, njoftimi me rëndësi për udhëtarët e 2 trageteve

Story i radhës

Miratohen çmimet e dy pikë pagesave të reja për në Shtip

Të fundit nga