“Nëse Putin nuk frikësohet, le të vjen në takim me Zelenskyn”

March 7, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta mes presidentit Volodymyr Zelenskyt dhe atij rus Vladimir Putin të hënën.

Kuleba tha se Ukraina është e vetëdijshme se Putini është personi që vendos në Moskë, pasi raundi i tretë i bisedimeve përfundon pa shumë përfitime, shkruan Skynews.

“Ne kemi kërkuar prej kohësh një bisedë të drejtpërdrejtë midis presidentit të Ukrainës dhe Vladimir Putin, sepse të gjithë e kuptojmë se është ai që merr vendimet përfundimtare, veçanërisht tani” ka thënë Kuleba.

“Presidenti ynë nuk ka frikë nga asgjë, përfshirë një takim të drejtpërdrejtë me Putinin”.

“Nëse edhe Putini nuk është i frikësuar, le të vijë në takim, le të ulen dhe të bisedojnë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjisori që bëri 10 filma me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përshkruan punën me të

Story i radhës

Dy deputetë të PD ia kërkuan dorëheqjen, reagon Basha

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë