Nëse dështon Haalandi, Reali e ka gati planin ‘B’

April 18, 2022
1 minut lexim

Real Madridi e ka bërë si prioritet të verës që vjen transferimin e Erling Haalandit.

Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi dhe ai i ka disa oferta nga klubet e njohura evropiane.

“Los Blancos” janë njëri prej tyre, por ish-futbollisti i Salzburgut shihet më afër transferimit në Manchester City.

E nëse kjo ndodh, lideri i La Ligas e ka “Planin B”.

Mediumi “Fichajes” raporton se madrilenët ia kanë vënë syrin sulmuesit Edinson Cavani, i cili do të ishte një opsion ideal i Karim Benzemas.

Veterani uruguaian i sulmit është duke i kaluar muajt e fundit të marrëveshjes me Manchester United dhe mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë.

Gjithashtu, qe një kohë interesim për “El Matador” thuhet se ka shfaqur edhe rivali i përbetuar i Realit, Barcelona.

Gjithashtu, Cavani ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht nga klubi Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministri Rama propozon nismën: Deri në vitin 2030 synojmë të ulim me 50% numrin e fataliteteve nga aksidentet rrugore

Story i radhës

Edhe Daçiq si Vuçiqi: Serbia në rrugën evropiane do ta ruajë miqësinë me Rusinë e Kinën

Të fundit nga

ShkoLartë