Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj është takuar kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamoglu gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Zogaj, përmes një postimi në facebook bëri të ditur me Imamoglun diskutuan për projekte konkrete dhe sfida të përbashkëta të qyteteve tona.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Stambollit, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Diskutuam për projekte konkrete dhe sfida të përbashkëta të qyteteve tona, me fokus në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Zogaj.
Burimi: botasot.info