Gruaja ukrainase, Viktoria Kovalenko e kujton qartë momentin e shpërthimit.
“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti: “Dil nga makina”, tha ajo.
Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm për të.
Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, derisa luftimet u ndezën, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur më në fund të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit.
Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt. Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm njëvjeçare, shkruan Sky News.
Teksa u larguan në periferi të qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët ua bllokuan rrugën.
Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i nxjerrë nga rruga, disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua.
Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve.
“Unë u përpoqa të qëndroja e qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta bëja të ndihet e sigurtë”, u shpreh Viktoria.