Rama kritika për SPAK: Nëse nuk dënoni ata që japin drejtësinë gabim, do ishte e pafalshme për ju

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar SPAK.

Edi Rama: Më takon të nis një tjetër fjali habitore, si ka mundësi që asnjë gjykatës, asnjë, dhe asnjë prokuror i korruptuar,që i nxorri vetting me shkelma se kishin nga 8 shtëpi, nuk është thirrur të paraqitet ore ku i ke gjetur këto para. Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësinë gabim, dëno sat Të duash ata që shkelin ligjin dhe bëjnë padrejtësira, nuk bëhet një shtet me siguri pëe të gjithë dhe përkujdesje.

Uroj vetëm një gjë, dhëntë zoti që mbështetja jonë pa kushte, nuk ka bërë vaki që një shumicë kaq e fortë të mos hapë gojën farë për asnjë lloj vendimi, duke e mbështetu me symbyllur drejtësi, për këtë punë e kemi bërë reformën. Dhëntë zoti të mos e lexoni si dobësi prokurorët e SPAK, ky do ishte gabimi më i pafalshëm në raport më popullin shqiptar, me fëmijët tanë, të socialistëve e demokratëve, në raport më mardhënien tonë, nëse rast se koha do të provonte diçka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurrizin e tyre që mbështesin pa pasur parasysh nivelin e krimeve dhe zullumeve të bëra në këtë vebnd, ku kamionët njhuk ajën në PS por në ato partitë e tjera.

Bujrum çdokush këtu që ka një llogari drejtësisë dhe të shkoj tja japi, nuk e ndalon askush drejtësinë ta çojë atje ku duhet. Ne kemi bërë një reformë që sheh vetëm drejt, por jo që ha vetëm nga një anë. Megjithatë unë jam siç thash, mbështetës i SPAK dhe do vazhdoj t’i mbështesim pa vënë në diskutim asgjë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eksizton video e Gjikos që dëshmon abuzimin me të miturën? Reagon reperi (VIDEO)

Story i radhës

Nëna ukrainase rrëfen momentin tmerrues se si burri dhe vajza iu vranë para syve

Të fundit nga