Nëna ukrainase rrëfen momentin tmerrues se si burri dhe vajza iu vranë para syve

Gruaja ukrainase, Viktoria Kovalenko e kujton qartë momentin e shpërthimit.

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti: “Dil nga makina”, tha ajo.

Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm për të.

Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, derisa luftimet u ndezën, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur më në fund të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit.

Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt. Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm njëvjeçare, shkruan Sky News.

Teksa u larguan në periferi të qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët ua bllokuan rrugën.

Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i nxjerrë nga rruga, disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua.

Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve.

“Unë u përpoqa të qëndroja e qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta bëja të ndihet e sigurtë”, u shpreh Viktoria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama kritika për SPAK: Nëse nuk dënoni ata që japin drejtësinë gabim, do ishte e pafalshme për ju

Story i radhës

Dedikuar nënave: “Një nënë është ajo që të pyet përherë se si je”

Të fundit nga