nena me dy femijet e mitur vdiqen nga flaket reagon berisha ortaku i zjarrit ne kete ngjarje te dhimbshme 6a6a3d8f914dc

Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme…

July 29, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një zjarr në një banesë i mori jetën një 24-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj të mitur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e viktimave dhe e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë njerëzore.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për reagimin e shërbimeve emergjente, duke theksuar se, sipas informacioneve të publikuara, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje kur banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Sipas Berishës, viktimat janë 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, të cilët ishin kthyer nga Gjermania për të kaluar pushimet në vendlindje.

“Dhimbje e madhe! Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore”, shkroi kreu i Partisë Demokratike në reagimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

up nderon me doctor honoris causa joseph dhe shirley dioguardi 6a6a3d120efb9
Lajmi i mëparshëm

UP nderon me `Doctor Honoris Causa` Joseph dhe Shirley DioGuardi

hungaria bllokon perparimin e ukraines drejt be se 6a6a3df034dab
Lajmi i radhës

Hungaria bllokon përparimin e Ukrainës drejt BE-së

Të fundit nga

Hungaria bllokon përparimin e Ukrainës drejt BE-së

Hungaria ka rikthyer kundërshtitë ndaj avancimit të Ukrainës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të anashkalohen pas vitesh pritjeje dhe reformash. Edhe
ShkoLartë