hungaria bllokon perparimin e ukraines drejt be se 6a6a3df034dab

Hungaria bllokon përparimin e Ukrainës drejt BE-së

July 29, 2026
1 minut lexim

Hungaria ka rikthyer kundërshtitë ndaj avancimit të Ukrainës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të anashkalohen pas vitesh pritjeje dhe reformash.

Edhe pse ndryshimi i pushtetit në Budapest krijoi pritshmëri se do të hiqej bllokada e vendosur më herët nga qeveria e Viktor Orbanit, autoritetet e reja hungareze kanë vijuar të kundërshtojnë një proces të përshpejtuar për Kievin.

Sipas raportimeve të Financial Times, Hungaria ka bllokuar hapjen e dy grupeve të tjera të kapitujve negociues për Ukrainën, që lidhen me tregun e përbashkët dhe politikat ekonomike e sociale.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze deklaroi se Budapesti nuk mbështet një “rrugë të përshpejtuar” për Ukrainën drejt BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur për vite me radhë kritere të rrepta për anëtarësim.

Edhe kryeministri hungarez Peter Magyar ka shprehur kundërshtim ndaj përparësisë së Ukrainës në procesin e zgjerimit të BE-së, ndërsa ende nuk ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian vlerëson se Ukraina ka përmbushur kushtet për hapjen e kapitujve negociues, ndërsa disa liderë evropianë kërkojnë që procesi të përshpejtohet dhe kapitujt e mbetur të hapen brenda këtij viti.

Debati për zgjerimin e BE-së vijon të përplasë dy qasje: mbështetësit e integrimit të shpejtë të Ukrainës pas luftës dhe vendet që kërkojnë që Ballkani Perëndimor të mos lihet pas dore në procesin e anëtarësimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nena me dy femijet e mitur vdiqen nga flaket reagon berisha ortaku i zjarrit ne kete ngjarje te dhimbshme 6a6a3d8f914dc
Lajmi i mëparshëm

Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme…

buta dhe fjolla rikthejne aludimet per pajtim ndjekin serish njeri tjetrin ne rrjetet sociale 6a6a3ebbb5bfc
Lajmi i radhës

Buta dhe Fjolla rikthejnë aludimet për pajtim/ Ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Të fundit nga

ShkoLartë