Mijëra qytetarë ukrainas kanë marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre përballë agresionit rus.
Luftimet janë duke u kryer thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe lindore të vendit, ndërsa fokusi i rusëve janë rajoni i Khersonit, Kharkivi dhe Kievi.
Mes luftëtarëve ka edhe mjaft civilë që kanë marrë armët kundër rusëve.
Mediat ukrainase kanë publikuar foton e dy prindërve që kanë veshur rrobën ushtarake dhe po nisen për të mbrojtur Kievin, ndërkohë që takojnë vajzën e tyre të vogël.
Fotoja është mallëngjyese duke marrë mijëra komente mbështetëse, por edhe kundërshtuese në rrjetet sociale.