Kur “pëllet” Paska(l) Milo! Paskal Milo: Me Ibrahim Rugovën, pavarësia e Kosovës zor se do të realizohej

– Milo si pjesë e aparatit të diktaturës në Shqipëri gjatë periudhës së sundimit të hekurt të diktatorit komunist Enver Hoxhës paska “pëllit” serish kundër presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ideatorit dhe themeltarit të shtetit të Kosovës.

Si duket komunistëve nga koha e Shqipërisë t’kuqe akoma nuk iu ka dalë inati me armikun më të madh të ideologjisë së tyre Ibrahim Rugovën, që ky i fundit më orientimin e tij demokratik, pro perëndimor ishte shëndërruar në frymëzim për demokracinë, për “Shqipërinë si krejt Evropa” te pjesa më të madhe e intelektualëve shqiptarë, rinisë studentore, dhe popullin në Shqipëri, në atë periudhë para më shumë se tri dekada, kur “Perdja e hekurt” po binte gjithandej Evropës, pra edhe në Shqipërinë që do të shënonte edhe rënien e pushtetit të Enver Hoxhes, diktatorit që me krimet e tij për gati një gjysmë shekulli në Shqipëri, ishte shndërruar në një kriminel po aq sa edhe Millosheviçi me krimet e tij ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm.

Paskal Milo historian mediokër në sojin e një tyxhari, i tredhur në regjimin komunist, ka vënë në pikëpyetje edhe përkatësinë kombëtare të krye-heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, duke dëshmuar anti-shiptarizmin e tij jo vetëm ndaj personalitetit dhe trashëgimisë politike të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Milo si pjesë e qeverisë Nano, e dalë pas trazirave e’97, si opsion për zgjedhjen e çështjes së Kosovës në atë kohë e kishin një autonomi për Kosovën brenda Serbisë.

Përtej kësaj, si ish-ministër i jashtëm në kulmin e bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë serbe dhe në kohën kur Millosheviq arrin marrëveshje me perëndimin dhe e liron presidentin Rugova nga pengmarrja, Milo i bën presion ambasadorit italian në Tiranë, Paolo Forestit, që ta bindte qeverinë italiane që Rugova të sillej apo të vendosej në Tiranë, në atë periudhë ku i ashtuquajturi SHP i UÇK-së në Rogner, vetëm sa e kishte shpallur tradhtar përmes një komunikate në TVSH, duke kërkuar nga presidenti Rugova që të vinte para SHPUCK-së dhe të përgjigjej për takimet e tij më Millosheviqin në kohën kur ishte marrë peng nga Kasapi i Ballkanit.

Dhe nëse do të realizohej presioni i Milos, Ibrahim Rugovën e priste ekzekutimi nga “shtabistët” e Rognerit në aleancë edhe me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare të kohës, pra edhe me Paskal Milon.

Koiqidencë apo jo, edhe Millosheviqi në negociatat me perëndimin për lirimin e Rugovës, negociata këto që bëheshin nëpërmjet rusëve, ishte pajtuar që ta lironte Ibrahim Rugovën dhe përmes Kryqit të Kuq të depërtohej në Shqipëri, gjë që ishte kundërshtuar nga NATO ,pasi shërbimi sekret italian e kishte alarmuar qëndren e NATO-s në Bruksel për rrezikun që i kanosej Rugovës në rast se ai vendosej në Tiranë

Pra ky është Paskal Milo, pjesë e një plani ogurzi jo vetëm për jetën dhe veprimtarinë e Presidentit historik Ibrahim Rugova, por në përgjithësi ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Paramendoni sikur të ishte realizuar plani i SHP të UÇK-së së Rognerit dhe Milos, Klosit me shokë, ku do ishim ne, ku do ishte Kosova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I dënuari për përdhunim në Itali, arrestohet 40-vjeçari në Berat

Story i radhës

Nëna dhe babai takojnë vajzën për herë të fundit para se te shkojnë në front

Të fundit nga