Negociatat e Edi Ramës për të mos u shpallur non grata

April 21, 2022
min lexim

Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugëtimit politik të Edi Ramës. Një absurditet që kurrë nuk i duhej Shqipërisë. Madje shumë shpejt do vi dita ku shqiptarët do mallkojnë po veten, siç ndodhi me Enverin, edhe për Edi Ramën. Ky absurditet fillon me devizën e tij, ku, hajduti bërtet kapni hajdutin. Ai është mjeshtër i përpunimit të vokacionit të shqiptarëve. Megjithatë është edhe një naiv i madh përballë opinionit europian e me gjerë. Kur them më gjerë, kam para syve, Amerikën dhe jo Afrikën, tregun e artë e Vladimir Putinit.

I ka futur shqiptarët në një dehje totale, emri i presidentit. Shqiptarët gumizhijnë. Edhe pse e dinë që në fund të fundit ata që votojnë për presidentin janë Taulant Balla, Erion Braçe, Elisa Spiropali, jo shqiptarët vet. Madje në delir e sipër u flet sikur të jetë ambasadori në detyrë i Amerikës, jo kryeministri i Shqipërisë.

I vuri edhe kusht opozitës në lidhje me emrin e presidentit por edhe më tej. Foli plotësisht si kuadër i lartë i departamentit të shtetit për çështjet në Ballkan, tha se, nuk bashkëpunojmë me ju nëse zgjidhni Sali Berishën kryetar etj. Megjithëse dikush nga qoshja mund t’i thoshte atë batutën e filmit, të Koço Devoles, që mos e shtyj atë derë more bir. Mos u fut tek ajo derë. Por ai si mjeshtër i përpunimit të vokacionit të shqiptarëve, e ka gjetur. Non grata, emri i presidentit. Për këtë vdesin shqiptarët.

Nuk ka rëndësi ekonomia apo tregu strategjik mes dy shteteve të shqiptarëve në rajon. Për më tepër kërcënimit sllav, sa opinini i shqiptarëve në Kosovë është një keqardhje e madhe për naivitetit e shtetarit të parë nga vendi amë në lidhje me Ballkanin e hapur. Memet nga kufiri me Serbine, i makinave të policisë së Kosovës, me dyer të shpura, i dedikohen atij. Kreu i qeverisë dhe kreu i partisë socialiste në mandatin e tretë, me një pushtet absolut ku vet vendos dhe vet vulos…. Se sado lukut dhe takave, pudres apo markave, në ps ka vdekur vota e forumeve, ka vdekur debati. Aty, ai flet dhe ai vendos. Por edhe raporteve të departamentit të shtetit apo edhe të freedom house, ku Shqipëria del e nxirë kokë e këmbë etj. Në një vend ku pjesëmarrja në votime kap shifrat 28% deri 30%.

Gjykojeni vet indiferencën apo faktin se sa e suksesshme është një qeveri. Shkurt kur ky i imponohet edhe opozitës, duhet të themi me dhimbje, jo keqardhje, se, kemi kapur fundin. Do ta quaja diçka normale sikur në Shqipëri të ishte shpallur non grata vetëm Sali Berisha. Por janë shumë. Madje për ironi të fatit, më të shumtit janë në krahun e tij. Pak ditë më parë u shpall non grata edhe një nga bashkëpunëtorët e tij, babai i një deputeti nga partia e tij. Opinioni publik priste përjashtim apo tërheqjen, nuk ndodhi.

Madje shqiptarëve iu tha me qetësi se, vendimet e tërheqjes janë personale etj. Kurse tek rasti i kundërshtarit politik, nuk janë të tilla. Janë përjashtime katagorike. Fati i Edi Ramës nuk është asgjë tjetër, por po ai i aradhës së këtyre që tashmë janë damkosur me non gratan. Më mirë nga kushdo tjetër e di ai vetë, por po luan në distancë, po kërkon marrëveshje. Ju kujtoni se atë e shqetëson Sali Berisha, ”i vdekuri” politik etj. E ha malli se kë doni ju të zgjidhet president etj. Jo, or jo, ka hallin e vetes. Por nuk ka për t’i shpëtuar. Shumë shpejt do të dëgjoni edhe emrin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti estonez i përshkruan vrasjet pranë Kievit si krime lufte me elemente gjenocidi

Story i radhës

Bexheti njofton për projektin e radhës që do të realizohet në komunën e Sarajit

Të fundit nga

ShkoLartë