“Unë mendoj se për Maqedoninë e Veriut do të ishte mirë se çmimet e derivateve që t’i mbajë nën kontroll. Jo me status rregullator por me ngrirje të çmimeve në një periudhë të caktuar, pasi që një numër i madh i çmimeve shokuese vjen nga rritja e çmimeve të derivateve”, kështu ka vlerësuar analisti Besim Nebiu sonte në emisionin debativ në TV Shenja.
Nebiu më tej shtoi se Maqedonia e Veriut nuk ka derivate alternative të dizelit. /SHENJA/