Ferizaj përforcohet me Haxhimusën

Ashtu siç paralajmëruam edhe ndodhi, futbollisti Betim Haxhimusa, pas një kohe të gjatë rikthehet në folenë e vjetër, Ferizaj.

Skuadra ferizajas me Haxhimusën do të jetë edhe më e fortë. Para Haxhimusës janë përforcuar edhe me Astrit

Fazliun, Bujar Shabanin dhe portierin Leutrim Rexhepi.

“Tifozët i duan golat, dhe klubi përforcohet edhe më shumë në repartin ofensivë!

Ne kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa.

Betimi së fundi ishte lojtar i FC Drita për 4 edicione ku arriti edhe titullin kampion në Superligë si dhe golashënuesi me i mirë në edicionet 2019/20 dhe 2020/21 për klubin e FC Drita.

Të jesh lojtar i klubit të qytetit dhe i përkrahur nga “Ujqit” do të jetë një motiv shtesë për Betimin që të shënojë edhe më shumë gola”, njofton FC Ferizaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nebiu: Do të ishte mirë që Maqedonia e Veriut t’i mbajë nën kontroll çmimet e derivateve

Story i radhës

​Rama takon kandidatin për t’u votuar si Presidenti i ri i Shqipërisë

Të fundit nga