Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, pritje deri në gjysëm ore për dalje nga Maqedonia

1 minut lexim

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20-30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sipas informacioneve nga AMSM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.

Nga data 18 gusht deri më 12 shtator 2022 do të ndërpritet qarkullimi nga ora 09:00 deri në ora 15:30 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi).

Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Story i mëparshëm

Pamje rrëqethëse! Momenti i likuidimit të ish-zyrtarit ukrainas, që kaloi në anën e rusëve

Story i radhës

Ja sa kushton një biletë për ndeshjen Llapi-Prishtina

Të fundit nga