Këshilli Gjyqësor duhet të jetë trup i pavarur që do të udhëhiqet nga përgjegjësia individuale e anëtarëve të tij, deklaroi në intervistën e fundit ministri i drejtësisë, Igor Fillkov, duke hapur përsëri temën e shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor si dhe të Këshillit të Prokurorëve, ide nga e cila nuk po do të heqë dorë kryeministri Hristijan Mickoski. Ministri Fillkov shtoi se pavarësia duhet të dal nga vetë gjykatësit dhe prokurorët.
Kryeministri Mickoski së fundi përsëri tha se nuk heq dorë nga qëndrimi se duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve, edhe pse jo vetëm opinioni vendor por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë thonë se kjo është ndërhyrje në pushtetin gjyqësor, pas çka Mickoski la mundësi që vetë institucionet të dorëzojnë propozime për zgjidhje. Qeveria ende është në pritje të propozimeve për reforma në gjyqësor dhe ministri Filkov thotë se pret që kjo të ndodhë në periudhën e ardhshme, pas çka do të ketë takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
Edhe në vetë Ligjin për Këshillin Gjyqësor, neni 34 parashikon shkarkimin nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, nëse shkelja është kryer me dashje ose pakujdesi të dukshme, pa arsye të justifikuara dhe në ato raste, shkelja ka shkaktuar pasoja të rënda, theksohet në këtë Ligj.
Burimi: tv21