ne te gjitha shkollat fillore te vendit ka nisur regjistrimi i nxenesve ne klase te pare 6a00e6cc86f57

Në të gjitha shkollat fillore të vendit ka nisur regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

May 10, 2026
min lexim
SHKOLLA

Ethe, gëzim dhe lapsa me ngjyra. Kjo është atmosfera që po mbretëron në të gjitha shkollat fillore ku tashmë ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë. Për vogëlushët, kjo nuk është thjesht një procedurë administrative, por hapi i parë drejt një bote të madhe dijesh. Të buzëqeshur dhe kureshtarë, fëmijët tregojnë se tashmë njohin shkronjat, numrat dhe ngjyrat, ndërsa mezi presin të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë.

‘Sot u regjistrova në klasë të parë. Shkronjat i di edhe me numëru. Cilat shkronja i di? A, B, C. Deri në sa di me numëru? Deri në 6. Numëro deri në 6. Unë do të mësoj shumë, edhe të shkruaj edhe të lexoj,” tha Raja, nxënëse.

Edhe vogëlushja Besa shprehet e emocionuar për fillimin e shkollës.

“Kam ardhur që të regjistrohem në klasë të parë. Çka janë këto? Balona. Sa balona janë? Tre? Me çka i ke ngjyrosur, me çfarë ngjyra? Vjollcë, të kuqe dhe të kaltër. A di ta shkruash emrin tënd? Po. I kam mësuar të gjitha shkronjat dhe numrat. Kur të filloj klasën e parë do të mësoj shumë,” tha Besa, nxënëse.

Mësimdhënësit thonë se fëmijët që regjistrohen çdo vit po tregojnë përgatitje gjithnjë e më të mirë para fillimit të arsimit fillor. Zllatko Kërstevski, mësues në shkollën fillore “26 Korriku” theksoi se shumica e fëmijëve tashmë njohin numrat, ngjyrat dhe format gjeometrike, dinë të vizatojnë dhe të tregojnë për familjen dhe vendin ku jetojnë. Kërstevski shtoi se interesim të lartë ka për mësimin tërë ditor ku pranohet numër i caktuar i nxënësve.

“Neve gjithmonë na mungon dokumenti i kontrollit të syve sepse nuk ka termine. Deri më 1 shtator i kompletojmë të gjitha dokumentet, ndërsa dokumentet e tjera i kanë gjithmonë. Vijnë fëmijë më të avancuar, tashmë numërojnë deri në dhjetë, i dinë të gjitha ngjyrat, i njohin ato, të gjithë dinë të ngjyrosin brenda vijave, nuk dalin jashtë vijës, i dinë trupat gjeometrikë që është gjithashtu shumë me rëndësi, dinë të vizatojnë ndonjë katror apo rreth. Dinë të tregojnë se ku jetojnë, në cilën lagje, dinë ta thonë rrugën dhe normalisht dinë të tregojnë për familjen e ngushtë. Mendoj se do të kemi 7 deri në 8 paralele,” deklaroi Zllatko Kërstevski, mësimdhënës.

Sipas të dhënave të shkollës fillore “26 Korriku”, këtë vit pritet të regjistrohen rreth 250 nxënës të klasave të para, ndërsa deri më tani procesin e regjistrimit e kanë përfunduar 40 fëmijë. Nga shkolla bëjnë të ditur se regjistrimi do të vazhdojë deri më 29 maj dhe pritet të formohen shtatë deri në tetë paralele të reja. Regjistrimet do të mbeten të hapura deri më 29 maj. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dua lipa ne beteje ligjore kush rrezikon ti paguaje 15 milione dollare 6a00dfa4a8362
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa në betejë ligjore! Kush rrezikon t’i paguajë 15 milionë dollarë?

Të fundit nga

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Me 4 maj, një mësimdhënës në Zllakuqan të Klinës, përfundoi nën prangat policore. Shkak për këtë, ishte një raportim i nxënëses së tij. Kjo e fundit, tha se kujdestari po i dërgonte
ShkoLartë