Ju ftoj në debat dhe të dalë ndokush dhe ta argumentojë të kundërtën e këtij artikull shkrimi.
Në diktaturën komuniste: kur pëmendej partia kuptohej kryetari, dhe kur permendej kryetari kuptohej partia”.
Kjo a nuk duket kështu edhe në demokracinë shqiptare, si p.sh. kur themi Partia Socialiste kuptohet Edi Rama; kur themi Partia Demokratike kuptohet akoma ishkryetari sot kryefoltoristi Sali Berisha, kur themi PDK e Kosovës akoma kuptohet Thaci; kur themi AAK kuptohet Ramushi e kur përmënden kryetarët e partive kuptohen dhe ata identifikohen me partitë e tyre.
A nuk është i vërtetë fakti se partitë politike shqiptare , kryesisht lidershipet e tyre janë të korruptuara, mashtruese e manipuluese të opinionit me gënjeshtra deri edhe fantastike?
A nuk janë partitë politike, politikanët dhe qeveritë e dalura prej tyre ato të cilat kanë bërë batërditë me pronat, tenderat, investimet dhe me paranë publike?
A nuk janë partitë politike ato të cilat nuk deklarojnë as origjinën e parave dhe të sponsorve të tyre gjatë fushatave elektorale?
A nuk janë partitë politike ato të cilat kanë vendosur në detyrë dhe në funksionin drejtësinë, atë të cilën ato dëshirojne, pra a nuk e kanë kapur ato politikisht edhe ligjin e drejtësinë?
A nuk janë partitë politike shqiptare ato të cilat kanë pronësuar edhe të gjitha mediat e televizionet dhe kanë asfiksuar shoqërinë civile?
A nuk janë partitë politike streha sigurie e garantimi për mos-hetim të korrupsionit, krimit e vjedhjes të ministrave dhe të shtetarëve të tyre të korruptuar?
A nuk janë partitë politikë ato të cilat në pushtet dekorojnë dhe shpërndajnë mirënjohje dhe dekorata individëve nisur nga simpatia dhe nga preferencat politiko-partiake?
A nuk janë partitë politike shqiptare ato të cilat funksionojnë si grupe të ngushta interesi, ku pothuajse të gjitha ligjet e vendimet merren jashtë institucioneve shtetërore dhe janë vendimmarrje të tilla të mirëllogaritura për t’u shërbyer partisë, me sakt grupit të interesit partiak dhe oligarko-partiakëve?
Dhe a nuk janë partitë politike shqiptare “vdekje” e mendimit intelektual?