ne shqiperi beteje me flaket nga toka dhe ajri banesat jashte rrezikut ne te 31 vatrat e zjarrit 6a80c3322e1bf

​Në Shqipëri betejë me flakët nga toka dhe ajri, banesat jashtë rrezikut në të 31 vatrat e zjarrit

August 15, 2026
1 minut lexim

Situata e zjarreve në territorin e Shqipërisë vijon të monitorohet dhe të menaxhohet përmes një operacioni të gjerë të koordinuar nga strukturat e emergjencave civile. Sipas përditësimit më të fundit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 31 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten ende aktive dhe 2 të tjera ndodhen nën monitorim të vazhdueshëm.

Për përballimin e situatës në terren janë mobilizuar kapacitete të shtuara njerëzore dhe logjistike. Në operacionet e shuarjes po marrin pjesë 396 forca operacionale të shoqëruara nga 41 automjete zjarrfikëse. Mbështetja nga ajri dhe me mjete ushtarake po luan një rol kyç në izolimin e flakëve. “Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor,” bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Ndër frontet kryesore, operacioni vijon në Malin e Dajtit me mbështetjen e 50 efektivëve të Ushtrisë dhe dy helikopterëve, ndërsa vatra e Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është vënë nën kontroll. Një angazhim masiv po kryhet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku forcat bashkiake, policore dhe ato të FA-së, të ndihmuara nga dy avionë “Air Tractor”, kanë hapur korridore mbrojtëse për të parandaluar avancimin e zjarrit.

Vatra të tjera aktive po përballohen në Qafë Helmes (Dibër/Bulqizë), Abazaj (Krujë), Lufaj (Mirditë), Fushë-Lajë (Pukë), Dardhë (Librazhd), si dhe në disa pika në qarkun e Gjirokastrës (Sotirë, Libohovë, Krahës) dhe Selenicë. Në të gjitha këto zona, terreni i thyer përbën sfidën kryesore për efektivët e shërbimit mbrojtës.

Pavarësisht shtrirjes gjeografike të vatrave, autoritetet konfirmojnë se masat e marra kanë shmangur pasojat në zonat e banuara, raporton RTSH.

“Në të gjitha rastet nuk raportohet rrezik për zonat e banuara,” nënvizojnë burimet zyrtare, duke konfirmuar se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) po vijon koordinimin e situatës në nivel kombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

28 vjet nga renia heroike e komandant petritit ra ne perballje me forcat serbe 6a80c2b3b315c
Lajmi i mëparshëm

28 vjet nga rënia heroike e komandant Petritit, ra në përballje me forcat serbe

termet i fuqishem me magnitude 7 7 ne indonezi te pakten 47 te vdekur 6a80c395d584f
Lajmi i radhës

​Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Indonezi, të paktën 47 të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë