28 vjet nga renia heroike e komandant petritit ra ne perballje me forcat serbe 6a80c2b3b315c

28 vjet nga rënia heroike e komandant Petritit, ra në përballje me forcat serbe

August 15, 2026
1 minut lexim

Me 15 gusht të vitit 1998 në udhëkryqin e fshatit Nashec të Prizrenit, ra heroikisht Remzi Ademaj, komandant Petriti, duke kurorëzuar veprimtarinë e tij patriotike për çështjen kombëtare për 30 vjet rresht.

Shukri Quni i cili ishte së bashku me të në ditën kritike u plagos së bashku me heroin Xhevat Berisha dhe Sami Sahitin.

“Mos me pas qenë shkathtësitë e Xhevat Berishës, asnjëri nuk do të mund të shpëtonim. Komandanti ka qenë i ulur mbrapa në makinë, unë kam qenë te vozit makinën, dhe i kam dhanë gaz sa kam mund, kur u largu vetura 40 apo 50 metra me u largu prej asfaltit, por na kanë sulmua edhe nga prapa ku e kanë goditë edhe komandantin, Samiun dhe mua”, ka thënë ai.

Në nderim të 28-vjetorit të rënies së komandant Petritit, u vunë kurora lulesh nga familjarë veteranë e përfaqësues të institucioneve.

“Kemi ardhur këtu ta përkujtojmë veprën dhe sakrificën e këtij kolosi të madh të çështjes kombëtare, që me dekada luftoi, veproi deri në flijimin e jetës së tij”, ka thënë Isa Berisha, kryetar i OVL-së.

“Jeta dhe vepra e komandat Petritit na përkujton se, nuk do të kemi kompromis ndaj atyre personave të cilët e sulmojnë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Ne sot ndihemi po të njëjtë, me emocione dhe dhimbje, ndërsa pavarësisht këtyre, krenaria na jep forcë”, ka deklaruar vëllai i heroit, Hamit Ademaj.

Veprimtarinë e tij patriotike komandant Remzi Ademaj e kishte filluar që në vitin 1979 në mërgim kur edhe ishte takuar me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Pas shumë përndjekjesh dhe burgosjesh disa herë nga regjimi i asaj kohe edhe larg vendlindjes komandant Petriti nuk ndaloi veprimtarinë e tij për lirinë e kombit deri në flijim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm kerkon raportin per ujin ne gostivar 6a80ac361bcc7
Lajmi i mëparshëm

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

ne shqiperi beteje me flaket nga toka dhe ajri banesat jashte rrezikut ne te 31 vatrat e zjarrit 6a80c3322e1bf
Lajmi i radhës

​Në Shqipëri betejë me flakët nga toka dhe ajri, banesat jashtë rrezikut në të 31 vatrat e zjarrit

Të fundit nga

​Dita Botërore e Ndihmës së Parë

Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të
ShkoLartë