Në Qafën e Rosit në Luginën e Valbonës

October 21, 2022
1 minut lexim

Pas një dite të paharrueshme në majën e Vërtopit në Opojë, këtë të diel duke filluar në orën 06:00 të mëngjesit, Hikingnjeri do të organizojë ecjen në Qafën e Rosit në Luginën e Valbonës në Shqipëri.

“Do të keni rastin e parë ta përjetoni bjeshkën madhështore të egër por shumë të bukur të Rosit dhe të kënaqeni me bjeshkët pa fund të Valbonës, me ngjyra te vjeshtës dhe të majeve të thepisura të Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të vështërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Ecja komplete është 16 km (lartë / poshtë) deri në Qafën e Rosit (caku) dhe bëhet nëpër shteg malor.

1. Deri te “Stani i Ramës” ku bjeshkatarët e këtij grupi mund të pushojnë dhe të blejnë pije freskuese. Këta do te ecin 10 km (lartë / poshtë) dhe do të presin aty derisa grupi nga qafa të kthehen poshtë së bashku.

2. Deri te Qafa e Rosit ku ky grup do të ecë 16 km (lartë / poshtë).

Nisja do të bëhet të DIELEN (23 TETOR) nga PRISHTINA FIX në orën 06:00 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore)”, njofton faqja “Kosova Hiking Trips”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani – Baerbock: Krijuam partneritet politik që është në interes të të dy vendeve, rajonit dhe Evropës

Story i radhës

Sa kohë mund të zgjasë ushqimi në frigorifer nëse ikën energjia elektrike?

Të fundit nga

ShkoLartë