Në Prishtinë hapet instalacioni me fotografi dhe video që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari

March 6, 2022
min lexim

Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në sheshin “Skënderbeu” u hap instalacioni me fotografi dhe video që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Në hapjen e këtij instilacioni ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nëpërmjet fotografive dhe videove tregohet një historik i shkurtër prej lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari e deri tek rënia heroike për çlirimin e vendit.

Rama: Paraqitet lufta e lavdishme të familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari

“Mirë se keni ardhur sot këtu në instilacionin e cila është bërë më Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për shpërfaqjen e vlerave të familjes së Jasharajve. Një historik prej lindjes se Komandantit legjendar Adem Jashari, e deri tek rënia e tyre heroike për çlirimin e vendit tonë për krijimin e shtetit tonë. Pra është një historik në pika të shkurtra por i saktë, dhe i cili e ka një vlerë të madhe edhe për rinin tonë, qytetin, kryeqytetin dhe gjithë vizitorët, që jep informata se çka ka ndodhur, pikërisht edhe pse e festojmë Epopenë, pse i festojmë datat 5, 6 dhe 7, pra të dijmë arsyet e festave”, u shpreh Rama.

Ai po ashtu nuk mohoi edhe mundësin e një hapjeje të një muzeu të luftës, në të cilën do të përmbante çdo gjë që do të paraqiste kohën e luftës në Kosovë.

Rama: Është me rëndësi të madhe që vlerat luftës jo vetëm të çmohen në këto data

“Është me rëndësi të madhe që vlerat luftës jo vetëm të çmohen në këto data, mirëpo edhe në mënyra të tjera p.sh. me krijimin e muzeut të luftës, të paqes që të gjitha ato informata që i kemi, të gjitha sakrificat që kanë ndodhur, familjet e ndryshme që kanë vuajtur po ashtu edhe veteranët e dëshmorëve që kanë ra gjatë luftës për çlirimin e vendit tonë të jenë të përmbledhura në një vend, pra të ua bëjmë nderin popullit tonë, dëshmorëve sepse vetëm në këtë mënyrë në krijojmë një bazë të mirëfilltë dhe një të ardhme të mirëfilltë për kombin tonë”, thotë Rama.

E hapja e kësaj ekspozite do të qëndrojë edhe disa ditë pas Epopesë së UÇK-së.

Ndërsa nesër në ndezjen e flakadanëve do të bëhet një sinkronizim mes kryeqytetit dhe vendndodhjes së sakrificës së familjes Jashari. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD publikon fotot: Votime familjar në një qendër në Vorë

Story i radhës

PD pa komisionerë në Vorë, Kaso e Ristani: Veprim që tregon vobektësi, janë pa mbështetje

Të fundit nga

ShkoLartë