Në prag të luftës: Ukraina merr raketa kundërajrore nga Lituania, çfarë po ndodh?

February 14, 2022
1 minut lexim

Ukraina ka pranuar të dielën një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.

Sipas mediave të huaja, më herët dy aeroplanë të tjerë dërguan rreth 180 tonë municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme anti-tanke amerikane dhe britanike dhe drone turke.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vlerësojnë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment.

Por Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mohon të ketë ndonjë plan të tillë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse nuk duhet të flini më gjatë gjatë vikendit?

Story i radhës

Elitat e Popoviqit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë