1
Shkup, 10 janar – Gjatë muajve të parë të vitit të kaluar, në vend u importuan gjithsej 566,6 tonë kafe, me vlerë rreth 40 milionë euro. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë, vendi renditet ndër 15–20 shtetet e para në botë për konsum të kafesë për frymë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në Maqedoni janë importuar kryesisht kafe e pjekur, e papjekur dhe/ose pa kafeinë, lëvore dhe cipë kafeje, si dhe zëvendësues të tjerë, ku pjesa më e madhe vjen nga Brazili. Kështu, rreth 46 për qind e kafesë së konsumuar ka qenë nga Brazili, 18,7 për qind nga Italia, ndërsa 8,8 për qind është importuar nga Kosova fqinje.
“Nga Brazili, gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti (2025), janë importuar 261,5 tonë kafe, me një çmim mesatar prej 330 denarë për kilogram. Pason Italia me 105 tonë kafe me çmim mesatar 764 denarë për kilogram dhe Kosova me 50 tonë kafe, me çmim mesatar 287 denarë për kilogram”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.
Më pas vijnë Uganda me 31,5 tonë, Vietnami me 28,7 tonë, India me 22,6 tonë, Kroacia me 13,1 tonë dhe Kenia me 9,8 tonë kafe.


