Gjendet i vdekur Gjergj Mullalli.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Mullalli është gjetur i vdekur në shtëpinë e kushëririt të tij, një shtetasi me inicialet F.M..
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim arrestimin e Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin e tij në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.