Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut

November 25, 2024
1 minut lexim

Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet tenderi për tunelin që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut nga pjesa e Tetovës. Ndërkaq, Kosova veçse ka nisur këtë rrugë kohë më parë.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se në muajin janar do të hapet tenderimi për projektimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën.

“U ripërtrinë grupet e punës dhe prej janarit pritet të hapet tenderimi për projektimin e tunelit,6.2 kilometra që është pak më i gjatë se i Kalimashit që dukshëm do jetë zgjidhje dhe lehtësim për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave në dy shtetet tona“, deklaroi Mexhiti.

E për ndërtimin e autostradave nga Tetova deri në kufij me Shqipërinë foli sot ministri maqedonas i Transportit, Aleksandër Nikolovski.

Ai paralajmëroi se deri në fillim të verës do të lëshohen në qarkullim 40 kilometrat e para të autostradës Strugë-Kërçovë.

“Deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik, bëhet fjalë për rreth 40km, do ta përfundojmë pjesën e autostradës mes hyrjes së Ohrit dhe fshatit Vërbjan, ndërsa deri në fund të 2026-s do të përfundojë tërësisht autostrada nga Kërçova deri në Ohër”, tha Nikolovski.

Sa i përket autostradës Shkup-Bllacë, Nikolovski është shprehur se fillimisht prokuroria do të hetojë krimin e dyshuar në ndërtimin e kësaj autostrade e pastaj do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e saj.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të kenë vendkalime të përbashkëta kufitare, duke lehtësuar kështu edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konjufca pret nesër në takim kryeparlamentarin Gashi

Story i radhës

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

Të fundit nga

ShkoLartë