ne gare per sulmuesin e frances 63a44821b14a6

Në garë për sulmuesin e Francës

December 22, 2022
1 minut lexim

Marcus Thuram tregoi në Botërorin e Katarit se mund të jetë një pikë e mirë referimi në sulm. Sulmuesi që aktivizohet në Bundesliga me Borussia Monchengladbach ka fituar shumë admirues teksa Inter e ndjek prej kohësh.

Zikaltërit pretendojnë ta transferojnë me parametër zero sezonin e ardhshëm duke qenë se 25-vjeçari është në skadencë kontrate me gjermanët dhe për drejtuesit, Thuram është një lojtar që mund të përshtatej lehtësisht në mekanizmat e skuadrës së drejtuar nga Inzaghi.

Megjithatë, Inter nuk është vetëm në këtë garë pasi së fundmi për shërbimet e sulmuesit francez interesohet edhe Newcastle me klubin anglez që pritet të dërgojë një ofertë te Monchegladbach për merkaton e janarit.

Ata pretendojnë t’i paraprijnë Interit në këtë garë ndërsa vendimtare pritet të rezultojë edhe vetë dëshira e Thuram duke qenë se detyrimet kontraktuale ia lejojnë të zgjedhë vetë destinacionin e radhës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

inteligjenca e iranit kapem 4 ekipe operacionale te lidhura me mossad in 63a446bde572c
Story i mëparshëm

Inteligjenca e Iranit: Kapëm 4 ekipe operacionale të lidhura me Mossad-in

per patenten i thashe do 100 euro dalin pergjimet si funksiononte rrjeti i falsifikatoreve 63a4485beff37
Story i radhës

“Për patentën i thashë, do 100 euro” – Dalin përgjimet si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë