​Në fushë sot zbret edhe Kosova U21, përballet me Gjermaninë

Derisa vëmendja kryesore do të jetë në Bukuresht, atje ku Kosova do të përballet me Rumaninë në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, një sfidë po aq të rëndësishme edhe zhvillojnë edhe “Dardanët” e grupmoshës U21.

Të udhëhequrit nga trajneri Afrim Tovërlani do të përballen me Gjermaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë kjo e vlefshme për grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2025.

Në grupin D, Kosova ka zhvilluar dy ndeshje, duke arritur një humbje dhe një barazim dhe me këto tri pikë renditet në vendin e dytë, prapa Polonisë që ka pikë të njëjta, por golaverazh më të mirë.

Në këtë grup bëjnë pjesë gjashtë shtete, kur përveç Kosovës, janë edhe Polonia, Bullgaria, Estonia, Gjermania, Izraeli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet Enca, kjo është arsyeja

Story i radhës

Keqtrajtoi një mace, nën hetim një 39-vjeçar në Tiranë/ I gjendet një armë sportive në makinë

Të fundit nga