Keqtrajtoi një mace, nën hetim një 39-vjeçar në Tiranë/ I gjendet një armë sportive në makinë

Një 39-vjeçar është vënë nën hetim në Tiranë, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video, i cili shihet duke keqtrajtuar një mace.

Menjëherë pas identifikimit të këtij shtetasi, është bërë e mundur ndalimi dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Gjatë kontrollit në automjetin e 39-vjeçarit S. K, u gjet një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Në fushë sot zbret edhe Kosova U21, përballet me Gjermaninë

Story i radhës

Avionë me ndihma dhe ekipe shpëtimi nga Türkiye nisen për në Libi

Të fundit nga