Arrestohet Enca, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka përfunduar nën prangat e Policisë së Shtetit.

Ajo ndodhet në arrest, për shkak se në verandën e banesës së saj u gjetën pesë vazo, të cilat ishin kultivim i lëndëve narkotike.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Policia e Shtetit konfirmoi arrestimin e këngëtares duke publikuar edhe pamjet e ballkonit ku po kultivohej kanabisi.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Shteti në Shqipëri (pa ndërhyrje):

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftim. 

Story i mëparshëm

Bastiset shtëpia e të dyshuarit që ka ‘gisht’ në vrasjen e 34-vjeçarit, zbulohet çka u sekuestrua

Story i radhës

​Në fushë sot zbret edhe Kosova U21, përballet me Gjermaninë

Të fundit nga