“Në Danimarkë diçka është e kalbur dhe e qelbur në embrion….!?”

February 20, 2022
min lexim

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për të mësuar dhe kuptuar se rreziku më i madh ose kryesor për UE-së dhe vet Aleancën e Natos, nuk janë Rusia dhe Kina, por zyrtarët, burokratët, teknokratët ose politokratët e ndryshëm filorusë ose komplotistë brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos ose UE-së, që bartin maska, simbole, slogane ose banderolla të ndryshme të Natos, UE-së ose Perëndimit (…).

Ndërkaq, armiqtë ose kundërsharet me të rrezikshëm dhe kryesor të lirisë (çlirimit), shtetit, pavarësisë dhe integrimëve eventuale të Kosovës dhe shqiptarëve në Nato, UE-së (BE-së), si dhe në vlerat tjera perëndimore ose oksidentale, përveç krimit të organizuar, kontrabandës, stratifikacionit ose korrupsionit të lartë frapant ose galopant: Janë filoserbët, filorusët dhe filoturqit institucional ose funksional që bartin “fytyra” (maska), parulla, slogane, banderolla ose recidive të zjarrta liridashëse, shtetformuese dhe patriotike në njerën anë, si dhe mesazhe, afishe, narrative, pamflete, elozhe ose porosi të ndryshme europerëndimore ose veri-atlantike në anën tjetër.

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, diplomatike, ushtarake, buxhetore, finansiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda “tregut të përbashkët” europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (diskrepante, disonante, kognitive etj.) brendapërbrenda vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-së: Ka kohë që bëjnë fjalë për ndarje ose “forma të reja” suksesive, secesive, buxhetore, tregtare, ekonomike, politike, diplomatike, strategjike, konjukturale, nomenklaturale, majufakturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera brenda UE-së, e ndoshta edhe brenda vet Natos.

U mor vesh se largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të mundshëm të “kompozicionit të përbashkët evropian” në të ardhmën. 

Ndonëse, edhe “rruga” e mundshme e anëtarësimit të Kosovës dhe Shqipërisë në UE-s, sipas shumë gjasave do njohu sfida, turbulenca ose provokime të reja determinante dhe paradigmatike në kuptimin e “dialogut” dhe koncesioneve ose kompromisëve të njohura ndaj Serbisë dhe të tjerëve.

Se këndejmi, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Natoja dhe UE-së, janë larguar përfundimisht nga konflikti ose acarimët e pëgjithshme me Rusinë për shkak të krizës ose situatës dramatike në Ukrainë…?!

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane (ajo franceze, italiane, spanjolle etj., gjithashtu)- gjatë vitëve të fundit kanë njohur (shënuar) rritje të ritmit ose volumit të përgjithshëm tregtar dhe ekonomik me Rusinë dhe Kinën që i tejkalojnë shpesh marëdhëniet e tyre tregtare dhe ekonomike me SHBA-së dhe Britaninë e Madhe si për shëmbull. 

Dhe, kjo të ngjanë në një ‘dush të ftohët bashkëshortor ose martesor me femijët (kalamajt) brenda.’

Mos të flasim këtu mbi ‘lumin ose detin e madh’ të simpatisë, empatisë ose idolatrisë inflative ose inflamative ndaj Rusisë- ndër popujt dhe shtetët e ndryshme (kryesore) të UE-së…Ashtu siç i kemi inflacionin e madh të simpatisë, empatisë ose idolatrisë paradoksale, reaksionare dhe anakronike të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë (sidomos të lidershipëve të atjeshme politike) -ndaj Turqisë, Serbisë dhe Rusisë.

Kështu që ekstremët ose “narrativat” e ndryshme rekasionare, paradoksale dhe anakroke të njërës palë, puçën, sinkronizohen, sintonizohen, ravijezohen, konturohen, profilizohen, sintetizohen dhe harmonizohen “mrekullisht” me ekstremët ose ‘narrativat” e palës tjetër.

Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante.

Intelektuali politik, shkenctari ose kulturogu, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.

Politikanë ose diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, politikën ose diplomacinë etj.

Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, tè zgjuaren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen, integralen etj.

Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose “përplasje indiferente” qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik me Serbinë etj… Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me “figurat supreme” ose “madhështore” që i zotèrojnë edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! 

Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës! Edhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së ciliave, si dikurë, si gjithëmonë…edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të frikës, qyqarllëkut, dyshimit, snobizmit, nihilizmit, konformizmit, oportunizmit, makiavelizmit, kameleonizmit ose të natës së fundit mbi tokë!

Për me tepër ndërkaq, siç e kemi cekur shpeshherë: Jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së lirisë (çlirimit), popullit (kombit), shtetit, pushtetit dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera.

P.S.

Pas firmosjëve të njohura të “Paqes së Vestfalisë” me 1648, “Paqes së Pirinejeve” me 1659 , “Marrëveshes së Utrehtit” me 1713, dhe vendosjes se të të ashtuquajturit “Sistemit të Balansës” ( “Balance of Powers” ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian. Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat “luftërat” ose “konfiktet kabinetike” së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “liberalizmin kapitalist” , gjegjësisht, “anarkoliberalizmin kapitalist” si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore, lokale, rajonale etj

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrezik nga sulmet/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara paralajmëron amerikanët në Rusi

Story i radhës

Numri i të vdekurve nga stuhia në Brazil është rritur në 152

Të fundit nga

ShkoLartë