Ndryshimi i trasesë së rrugës Shkup-Bllacë, Rustemi: Nëse ndryshohet, puna nuk do të fillojë edhe 5 vjet

September 18, 2024
min lexim

Nëse pushteti aktual e ndryshon projekti për pjesën e dytë të rrugës Shkup-Bllacë prej 10 kilometrave, fillimi i ndërtimit të saj do të vonohet të paktën edhe 5 vjet, tha në emisionin DailyClick ishte drejtori i NP “Rrugët shtetërore” Ejup Rustemi.

“Në qoftë se futen dhe bëjnë ndryshimin e trasesë në 10 km e kësaj autostrade më se paku për 5 vite nuk do te fillohet te ndërtohet ajo autostradë, nuk do të fillohet. Çdo ndryshim i trasesë kur kemi më leje për ndërtim dhe leje për projekt infrastrukturor të dhënë nga Ministria e Transportit dhe leje për projektin bazë për 10 km ku kemi leje për punë, cilat janë argumentet që do të bësh ndryshimin se politika thotë ose se thonë ekspertët”, u shpreh në Daily Click, Ejup Rustemi – ish-drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

I pyetur se pse u zgjodh ajo trase, në të cilën janë paraparë 6 tunele, e të cilën qeveritarët aktual e kanë quajtur vështirë të realizueshme dhe shumë të shtrenjtë, Rustemi tha se deri te kjo zgjidhje është ardhur nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë. Duke folur për akuzat e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti për kriminalitet me blerjen e tokave nga ana e ish-zyrtarëve të BDI-së, Rustemi i mohoi dhe bëri thirrje që të dilet me emra konkretë.

Ish-Drejtori i “Rrugëve shtetërore” në DailyClick po ashtu u pyet edhe për ndërtimin e Korridoret 8 në pjesën e Maqedonisë Perëndimore, ku shpronësimet janë paraqitur si një ndër problemet më të mëdha. Thirrja e tij ndaj pushtetit aktual ishte që sa më shpejt duhet të ndryshohet ligji për shpronësim pasi që gjithmonë aty ngecin punët.

“Problem kyç qoftë edhe i gazsjellësit ka qenë shpronësimi prandaj duhet të ulen të gjithë dhe të bëhet ndryshimi I ligjit për shpronësim që të kemi mundësi sa më shpejt të bëjmë shpronësimin dhe t’u japim hapësirë kompanive sa më shpejtë të bëjnë realizimin e këtyre projekteve”, shtoi ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Nëse puna në Korridorin 8 vazhdon me ritmin siç e ka lënë, Rustemi vlerëson se autostrada do të jetë në funksion në vitin 2028, i lidhur me të gjitha seksionet.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Story i radhës

Pas fitores së Kosovës në Landesliga, trajneri i TuRU Dusseldorf i zemëruar

Të fundit nga

ShkoLartë