ndryshim sistemi qytetaret marshojne rrugeve te tiranes jepe doreheqjen rama ne burg berisha ne burg 6a74e5b7dd1d0

“Ndryshim sistemi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Jepe dorëheqjen! Rama në burg, Berisha në burg!

August 6, 2026
1 minut lexim

Protesta e ditës së 68-të në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll pas fjalimeve të aktivistëve dhe qytetarëve, që deklaruan se nuk do largoheshin nga sheshi deri në dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Ndryshim sistemi”, ata nisën marshimin tradicional në rrugët e kryeqytetit.

Itinerari këtë herë ishte nga bulevardi në drejtim të Universiteteve dhe më tej ish-Bllokut.

Qytetarët shprehën revoltën e tyre me parulla, pankarta dhe thirrje të pandërprera në kor, ku slogani kryesor mbetej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni dhe jo biznes privat”, ishte një nga thirrjet e tyre.

“Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Ju erdhi fundi”, “Ndryshim sistemi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”, ishin edhe sloganet e tjera të marshimit.

Nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshuan fillimisht nga sheshi “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, drejt Kryeministrisë, për protestën e 68-të radhazi dhe rezistencën popullore për ndryshimin e sistemit dhe rrëzimin e qeverisë.

Mes thirrjeve të tjera ishin edhe “Shqipëri etnike”, “Shqipëria e shqiptarëve” apo “Opozitë e shitur”.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nagavci zgjedhja e presidentit eshte pergjegjesi e te gjithe deputeteve 6a74e55a7ce21
Lajmi i mëparshëm

Nagavci: Zgjedhja e Presidentit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve

gjermania vendos mbrojtje te reja ne aeroporte synohet neutralizimi i droneve 6a74e6171d00d
Lajmi i radhës

Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte – synohet neutralizimi i dronëve

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë