nagavci zgjedhja e presidentit eshte pergjegjesi e te gjithe deputeteve 6a74e55a7ce21

Nagavci: Zgjedhja e Presidentit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve

August 6, 2026
1 minut lexim

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhja e Presidentit ose Presidentes së Republikës është përgjegjësi kushtetuese dhe politike e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se qytetarët presin përgjegjësi dhe jo bllokada institucionale.

Nagavci ka vlerësuar se dërgimi i vendit në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje, ndërsa ka bërë thirrje që, përtej dallimeve politike, të arrihet një dakordim i gjerë për Presidentin ose Presidenten e Republikës.

Sipas Nagavcit, kreu i shtetit duhet të jetë “një figurë konsensuale, shprehje e unitetit të popullit, me integritet, vlera dhe kontribute të dëshmuara për shtetin dhe shoqërinë”.

Nagavci ka bërë të ditur se pikërisht për këtë arsye është kërkuar kohë shtesë, në mënyrë që bisedimet të prodhojnë një marrëveshje politike në interes të Republikës dhe qytetarëve.

Duke iu referuar deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, Nagavci ka theksuar se “marrëveshjet nuk ndërtohen pa mirëkuptim, pa koncesione dhe pa kompromis”.

Sipas Nagavcit, Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë e ka bërë koncesionin e saj duke tërhequr kandidaturën e Glauk Konjufcës, ndërsa ka shtuar se tani është koha që edhe subjektet e tjera politike t’u japin një shans diskutimeve dhe të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje.

Nagavci ka theksuar se të pakompromis duhet të jenë vetëm në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial, demokracisë dhe interesit të Republikës së Kosovës, ndërsa për ndërtimin e institucioneve, sipas saj, kompromisi dhe përgjegjësia janë domosdoshmëri.

Në fund, Nagavci ka bërë thirrje që, për të shmangur zgjedhje të reja të parakohshme e të panevojshme, të cilat sipas saj do të dëmtonin stabilitetin institucional dhe ekonominë e vendit, t’u jepet një shans real diskutimeve politike dhe arritjes së një marrëveshjeje për Presidentin ose Presidenten e Republikës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm akuzon qeverine per vonesa ne projektin e korridorit 8 6a74ceb57bcde
Lajmi i mëparshëm

LSDM akuzon qeverinë për vonesa në projektin e Korridorit 8

ndryshim sistemi qytetaret marshojne rrugeve te tiranes jepe doreheqjen rama ne burg berisha ne burg 6a74e5b7dd1d0
Lajmi i radhës

“Ndryshim sistemi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Jepe dorëheqjen! Rama në burg, Berisha në burg!

Të fundit nga

ShkoLartë