gjermania vendos mbrojtje te reja ne aeroporte synohet neutralizimi i droneve 6a74e6171d00d

Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte – synohet neutralizimi i dronëve

August 6, 2026
1 minut lexim

Tetë aeroportet më të mëdha të vendit pajisen me teknologji të re pas rritjes së incidenteve të sigurisë.

Gjermania ka nisur instalimin me urgjencë të sistemeve moderne kundër dronëve në aeroportet kryesore të vendit, në një përpjekje për të rritur sigurinë e trafikut ajror dhe për të parandaluar kërcënimet e mundshme.

Tetë aeroportet më të mëdha gjermane – Frankfurt, Berlin, Mynih, Düsseldorf, Stuttgart, Hamburg, Leipzig dhe Këln – janë duke u pajisur me teknologji të avancuar për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve të paautorizuar.

Vendimi vjen pas një serie incidentesh të lidhura me përdorimin e dronëve pranë zonave aeroportuale, shkruan cnn.

Rasti më i fundit shkaktoi alarm në Leipzig, ku sipas raportimeve u gjet një dron që dyshohej se transportonte eksplozivë pranë një avioni ukrainas të ngarkesave.

Autoritetet gjermane e konsiderojnë mbrojtjen kundër dronëve një prioritet të ri të sigurisë, pasi pajisje të tilla mund të paraqesin rrezik serioz për avionët, pasagjerët dhe operacionet aeroportuale.

Pritet që shumica e aeroporteve kryesore të Gjermanisë të jenë të pajisura me sistemet e reja të mbrojtjes deri në fund të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshim sistemi qytetaret marshojne rrugeve te tiranes jepe doreheqjen rama ne burg berisha ne burg 6a74e5b7dd1d0
Lajmi i mëparshëm

“Ndryshim sistemi”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Jepe dorëheqjen! Rama në burg, Berisha në burg!

brooks nader rikthen skenat ikonike te baywatch mahnit me kostumin e kuq te shpetimtares ne malibu 6a74e6e1b39d3
Lajmi i radhës

Brooks Nader rikthen skenat ikonike të “Baywatch”, mahnit me kostumin e kuq të shpëtimtares në Malibu

Të fundit nga

ShkoLartë