Një mallkim i tmerrshëm ka ngulfatur Bashkësinë Fetare Islame në RMV, e cila tashmë po i
përjeton grahmat e veta të fundit në këtë përbërje dhe e konceptuar kaq keq për një institucion
reprezentativ fetar! E kapur me intriga, me tradhëti, e kapur me mashtrime e shpifje, e kapur me
dorën e elementeve antiislame, e kapur padrejtësisht dhe pa leje të Zotit – pa dyshim që herdokur
ndëshkimi i Tij do të vie! Ja tek po vjen
Nga Mahir Rexhepi
1.
Asnjë komplot e puç, asnjë intrigë e tradhëti nuk është përshkruar aq shumë, madje deri në
detajet më të imëta, sesa kjo e Shaqir Fetait, këtij farë instalaconi të shpifur e të poshtër nga
qarqet antiislame që e instaluan në krye të BFI-së! Bashkëpunëtorët e tij të sotshëm u
manipuluan, sepse kjo ishte në strategjinë e Shaqir Fetait dhe, pa dyshim, ishte e vetmja kërkesë
drejtuar atyreve që do ta instalojnë: mi bindni bashkëpunëtorët që të më binden! Kurse vetë u
tha: marioneta të mia, më përkrahni derisa të pensionohem, nuk më kanë ngelur shumë, edhe dy
vite! Pra, e kërkoi bekimin e tyre për dy vite, deri në pensionim!
Bazuar në CV-në e Shaqir Fetait që na del në dokumentin e vetëm publik të tij, publikuar nga
UDB-ja, mbase si shantazhë kur i kanë hetuar përpjekjet e tij për të ikur nga “zyret e
bezdisshme” të UDB-së, ku ai një jetë të tërë kishte spiunuar pjesëtarë të familjës, miq e shokë si
nga koha e studimeve ashtu edhe gjatë “ndërtimit” të karrierës së tij prej “hoxhe”, pra, bazuar në
këtë dokument, Shaqir Fetai tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për të ecur, për t’u
pensionuar, ashtu siç ua kishte dhënë fjalën bashkëpunëtorëve të tij të sotëm! Apo ndoshta,
Shaqir Fetai ka marrur amanet një mision krejt të huaj të cilin as që ka pasur kapacitet deri më
sot që ta lëvizë qoftë edhe një hap ndaj dhe, është dashur që t’i gënjejë bashkëpunëtorët e vet
aktualë, të cilët, po del puna se e paskan gënjyer opinionin kur i thoshin: na e kërkoi për dy vite
deri në pensionim, dhe ne e votuam! Shaqir Fetai e dinte se të gjithë bashkëpunëtorët e tij do t’i
kompromitojë dhe do t’i mbajë nën dyzginat e veta që në momentin kur ata pranuan që të jenë
kukulla që do ta stolisin “piarin” e Shaqir Fetait. Ky ishte mashtrimi më i madh që iu servir
opinionit të gjërë: Shaqir Fetai “reisi ynë”! T’i shërbeshë Shaqir Fetai dhe me vetëdije të plotë të
pranoshë që të bëhesh kukull e tij, kjo do të thotë se nuk je i gatshëm t’i shërbeshë një
institucioni fetar porse je pacient potencial për çmendinë (lludnicë)!
Shaqir Fetai mbase edhe nuk do të pensionohet, sepse, jo vetëm që nuk ia ka dalur ta lëvizë
projeksionin antiislamik të strukturave që e instaluan në krye të BFI-së, por edhe për faktin që,
BFI-ja, si kurrë më parë, në asnjë periudhë të saj, është përplotë me pensionistë që vazhdojnë të
punojnë nëpër organet e BFI-së dhe, të marrin pagesa të dy fishta: edhe pension edhe rroga!
Pasojat e kësaj “strategjie” teksa do të shihen.
2.
“Strategjia” e Shaqir Fetait për të qëndruar sa më gjatë në krye të BFI-së bazohet në gënjeshtra,
në tradhëti, në spiunim, në trishim, në intriga, në shantazhe, në blerje të përkrahësve, me 30 mij
euro, me 70 mij euro, me heshtje të vjedhjeve të rënda, me keqpërdorime, me shpërdorime të
pozitave për të krijuar kushte për vdjedhje e për zhvatje të vakëfit. A janë të vetëdishëm
nëpunësit e BFI-së se çka i bëri Shaqir Fetai vakëfit të BFI-së? A janë të vetëdishëm se, duke u
bërë kukulla stolisëse dhe karadyzen të Shaqir Fetait, në fakt e ndihmuan që të harxhojë miliona
euro dhe për po aq euro ta dëmtojë vakëfin e BFI-së? Këto janë fakte dhe, gjurmët e këtij krimi
nuk do të mund askush t’i fshijë e t’i zhdukë! Një ditë do të kërkohen të gjitha letrat me vlerë që
u dhanë si formë e denacionalizimit të Vakëfit!
Keqpërdorues i tmerrshëm dhe më i pashembull ky farë Shaqir Fetai! A i keni parë se si i radhitë
telegramurimet që ia paskan dërguar personalitete të ndryshme me rastin e Fitr Bajramit! Urimi
është një akt personal që i shprehet një personi dhe, këtu përfundon rëndësia e këtij akti! Çfarë
peshe do të kishte urimi për Bajram i z. Pendarovskit, apo i z. Zajevit që do t’ia shprehnin, bie
fjala, një myslimani të rëndomtë! Mbase edhe do të ndjehej i fyer! Ndërsa Shaqir Fetai përjeton
lezet të madh!
Është keqpërdorim flagrant publikimi i dokumenteve-memorandumeve të institucioneve të
ndryshme! Vetëm Shaqir Fetai i fotografon, i skenon dhe i publikon në formën origjinale! Sepse,
në ndërdije e ka të qartë se tashmë ka humbur besimin ndaj dhe i duhet “origjinali” dhe, e dyta,
është mësuar të jetë në shërbim të shejtanëve, sepse, publikimi i një dokumenti origjinal është
gjest i mirësardhur për fallsifikatorët. Urimet dhe institucionet e personalitetet që kanë uruar
mund të përmblidhen në një informatë dhe aty të nënvizohej se prej nga kanë ardhur ata urime
dhe kujt i dedikohen! Natyrisht, të gjitha i dedikohen myslimanëve të Maqedonisë së Veriut,
Shaqir Fetai përdoret vetëm si “kuti postare” apo si adresë e jo si mik apo “personalitet botëror”!
3.
Në pamundësi për të zhvilluar aktivitete reformuese, Shaqir Fetai pret si huti në degën e thatë që
të dëgjojë ndonjë tingull fteseje! Dhe pastaj, lëvizjet “e veta” i publikon me pompozitet, tamam
si një fëmijë kur arrinë ta shtyjë një lodër nga e cila ka frikë! “REISUL ULEMA MER PJESË
NË MBROJTJEN PUNIMIT TË Z. IMER HALILIT PËR SPECIALIZIM TË METODIKËS
SË MËSIM BESIMIT NË FSHI – SHKUP”, ka shkruar Shaqir Fetai i ngazëllyer nga ky
“aktivitet”! Po si guxon që të duket në panel, në tavolinën e komisionit para të clit mbronë tezën
e vet një kandidat në diplomim, në master apo në doktoranturë! Është shkelje fagrante e pozitës,
sepse është konflikt interesi, sepse me pranimin e vet në panel do të ndikojë drejt për drejt mbi
anëtarët e komisionit! Shaqir Fetai mund të marrë jesë vetëm si publik.
“REISUL ULEMA MER PJESË NË EKSPOZITËN E SHMI “MEDRESEJA ISA BEU”-
PARALELJA E VAJZAVE- NË BASHKPUNIM ME MYFTININË E TETOVËS”, është një
informatë që nga ku shihet qartë se si Shaqir Fetai, mundin dhe sukseset artistike të
medresanteve mundohet t’ia atribuojë vetes! Po si ka fytyrë të gjendet në mesin e atyreve të cilat
i ka gënjyer me dhjetra herë. A iu tha vitin e kaluar se nuk do të shkonte në Haxh sepse për të
Haxh qenka akreditimi i Medresesë që do t’ua bëjë brenda ditës! Ikën 365 ditë, një vit i plotë, u
organizuan edhe protesta në rrugë kundër Shaqir Fetait i cili, me pamundsinë e tij, me
paautoritetin e tij, me paaftësinë e tij, po ua dëmton rëndë perspektivën akademike medresanteve,
bijave, motrave tona! Dhe ky ngeli edhe pa haxh edhe pa akreditim! Dhe ky del para tyre duke i
gënjyer edhe më tej! Është mëkat për këto medesante që nuk ia dolën të organizohen dhe ta
gjuajnë me vezë e ta dëbojnë rrencin nga eventi i cili shpreh talentin, mundin dhe përpjekjet
ekskluzive të tyre. BFI-ja e Shaqir Fetait nuk ka merita në asgjë! A mos pati ndonjë projekt për
t’i ndihmuar ato vajza krijuese me penela, me kanavace, me pëlhura, me letër-hameri, me ngjyra
etj!
“REISUL ULEMA I BFI E RMV MORI PJESË NË EKSPOZENË E PRESIDENTES SË
KOSOVËS DR VJOSA OSMANI- SADRIU NË KUVENDIN E RMV”, shkruan Shaqir Fetai
mbi një informatë të publikuar nga agjencia maqedonase informative (MIA)! Jo po “paska
marrur pjesë edhe në pritjen e Presidentes Osmani”! I ftuari mysafir paska pritur mysafir! I pret i
zoti i shtëpise dhe jo turllifarë ahmaku! Po mirë, kur jemi te Presidentja, pse Shaqir Fetai nuk
mori pjesë, aty ku ishte edhe Presidentja Osmani, në inagurimin e rrugës të cilën Komuna e
Çairit e ka emëruar “Ibrahim Rugova”! Po pse Shaqir Fetai nuk mori pjesë në këtë event historik
të organizuar nga Komuna e Çairit e tepër të rëndësishëm për shqiptarët e Shkupit dhe të tërë
vendit? Sepse ishte i organizuar nga personalitetet e “Grupit të Zjarrit”! Do me thënë, ishte
gabim edhe pjesëmarrja e Presidentes Osmani? Në këtë rast, do të nderohej “grupi i zjarrit” apo
emri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova! Shaqir Fetait i pengon çdo gjë që është
kombëtare, ndërsa nuk i pengon kur me prezencën e vet prej udbashi njollosë cv-në e secilit
personalitet kombëtar e fetar! Nejse, ku di dhia çka është taxhia!
4.
Shaqir Fetai paska marrur pjesë edhe në darkën e shtruar nga Presidenti i vendit, z. Pendarovski!
Po ku ka qelepir, mundësisht “qevapçiçi”, aty patjetër të jetë edhe Shaqir Fetai! E ka qejf ta
qerasin, mundësisht nga shtatë herë në ditë. Por ama, vetë, kurrë në jetë nuk ia ka bërë një nderë
askujt! Ja, zotëriu që i paska shtruar darkë Shaqir Fetait, mori pjesë edhe në një familje
myslimane të përzgjedhur rastësisht për të hëngër, si president i shtetit, një iftar së bashku! Po
Shaqir Fetai, a e bëri një gjest të tillë! A e përzgjodhi një familje të varfër të shijojë atë darkë
modeste bashkë me ata! Aty ku nuk ka “qevapçiçi” as mos e thirrni Shaqir Fetain, sepse këtij nuk
ia ka qejfi patatet, as kastravecin, as preshin! Mjaft është ngopur me të tilla “ushqime” një jetë të
tërë! Tani e ka kohën e pensionimit, dëshiron nder e respekt më të madh, edhe pse askujt nuk ia
shprehu kurrë, sepse është interesxhi i tmerrshëm!