ibrahimi takon dibranet nuk vijme vetem per vota por per te pare se a eshte mbajtur fjala e dhene 6737d8a136718

Ibrahimi takon dibranët: Nuk vijmë vetëm për vota, por për të parë se a është mbajtur fjala e dhënë

November 16, 2024
1 minut lexim


Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës ka qëndruar sonte në Dibër ku ka takuar aktivistët e kësaj partie, transmeton TV21.

Qëllimi i këtij takimi, siç bëri të ditur Ibrahimi, është që të raportohet te qytetarët për angazhimin e Alternativës dhe për të parë nëse ai angazhim ia ka vlejtur.


“Dëshmojmë se ne nuk vijmë t’i vizitojmë aktivistët, votuesit dhe mbështetësit vetëm në kohën e zgjedhjeve për të kërkuar vota, por se vijmë edhe në kohën kur s’ka zgjedhje dhe vijmë të ballafaqohemi me ata të cilët në kohë të fushatës kërkojmë votën. Vijmë që t’i dëgjojmë, që të ballafaqohemi edhe me atë se a është mbajtur fjala e dhënë dhe si është gjendja jonë. Andaj edhe sot jemi këtu që të rrëfehemi, që të raportojmë, që të dëshmojmë se a ja ka vlejtur vërtet angazhimi ynë i përgjithshëm dhe angazhimi ynë i veçantë si parti”, tha Ibrahimi.



Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

termet ne strumice 6737d68088a39
Story i mëparshëm

Tërmet në Strumicë

meta reagon nga burgu 313 kam qene koherent me reformen ne drejesi perballe grushtit te shtetit 6737da7bab6bd
Story i radhës

Meta reagon nga burgu 313: Kam qenë koherent me Reformën në Drejësi përballë grushtit të shtetit

Të fundit nga

ShkoLartë