Akanji: S`kemi kohë për relaksim, të fitojmë të dielën

Manuel Akanji ka thënë se Manchester City nuk duhet të ndalet tash pas fitores kundër Arsenalit. 

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në atë që prej të shumtëve është konsideruar si ndeshje përcaktuese për titullin në Premier League, duke fituar jo vetëm me gola po edhe me dominim të përballjes. 

Rezultati ka qenë 4-1.

“Ishte një ndeshje e madhe dhe një fitore e madhe për ne. Gjithë skuadra luajti shumë mirë.

Na ndihmon shumë, por ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Kështuqë ne nuk mund të relaksohemi tani me këtë fitore.

Duhet të shkojmë të dielën dhe të fitojmë ndeshjen tjetër kundër Fulham”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bebe Rexha flet për patriarkalizmin shqiptar në “Rolling Stones”: Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë në lojë gratë

Story i radhës

Ndëshkimi i Zotit po vjen

Të fundit nga