Ndeshje interesante në “Mizahir Isma”, triumfon Ponte Prizreni

min lexim

Ponte Prizreni ka mundur Rahovecin me rezultat 90:95 (18:19, 21:20, 21:26, 30:30), në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, megjithatë më pas prizrenasit shkëputen në tetë pikë, 9:17, por vendasit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 18:19, sa përfundoi çereku i parë. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë në nëntë pikë, 32:23, por mysafirët rikthehen shpejt dhe pjesa e parë përfundon me shifrat 37:37.

Në periodën e tretë, prizrenasit ishin më të mirë dhe u shkëputën në nëntë pikë, 45:54.

Rahoveci sërish ngushtoi shifrat në 60:63, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65.

Në dhjetë minutat e fundit, vendasit tentuan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe vetëm afruan rezultatin në tre pikë disa herë, kurse në fund Ponte Prizreni triumfoi 90:95.

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 22 pikë e 13 kërcime dhe Devin Johnson me 27 pikë e pesë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Dachon Burke me 28 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime dhe Wayne Arnold me 26 pikë.

Rahoveci ka një fitore e katër humbje, kurse Ponte Prizreni ka tri fitore e dy humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“500 mijë euro për ta eliminuar”, si doli nga burgu Endrit Dokle dhe armiqësia me Ervis Martinajn

Story i radhës

“Përfunduam duke bërë seks me shokun tim më të mirë, por më pas ai..”

Të fundit nga