NDËRTESA E DYTË NGA KOMPLEKSI LUKSOZ PREMIUM RESIDENCE  SË SHPEJTI DO TË PËRFUNDOJ ME NDËRTIM

March 29, 2022
1 minut lexim

I vendosur në zemër të Shkupit dhe i vetmi kompleks gjysmë i mbyllur i këtij lloji, Premium Residence është i përbërë nga pesë ndërtesa të ndryshme të gatshme për jetë moderne në qendër të qytetit.

Pas përfundimit të godinës së parë, ekipi I arkitektëve finalizoi vizatimet dhe planin e godinës së dytë, duke nisur kështu ndërtimin e tij në fund të vitit 2021. Këto dy objekte fillestare përfshijnë pjesën rezidenciale të kompleksit ndërsa mes tyre do të ketë  hapësirë biznesi që do të përfshijë  supermarket, kafeteri dhe biznese të tjera.

Dy ndërtesat e para ofrojnë 12 lloje të ndryshme apartamentesh, duke filluar nga 48 metra katrorë deri në 99 metra katrorë – të pajisura plotësisht dhe të projektuara për familje dhe fëmijë. Zona përreth  është e plotësuar  me qendër për palestër dhe spa, qendër tregtare, kënde lojërash për fëmi, fusha sportive, ambiente ushqimi dhe  parkim nëntokësor.

Vendndodhja e kompleksit është  Pere Toshev 12, pranë tregut më të madh të hapur, qendrës së qytetit, si dhe afër shkollave fillore, shkollave të mesme dhe universitetit më të madh në vend. Vendndodhja ju lejon të arrini çdo pikë të qytetit në më pak se 30 minuta.

Mësoni më shumë për Premium Residence në ueb-faqen e tyre të re dhe të freskuar –  www.premiumresidence.mk

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot e gjithë Zurichu frymon shqip: Shqiptarët zviceranë luajnë përballë Kosovës në miqësore speciale

Story i radhës

Edhe një shtrenjtim i çmimit të derivateve të naftës

Të fundit nga

ShkoLartë