Ndërpritet ndeshja mes shqiptarëve dhe malazezëve, u gjuajtën me karriga 

Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze Buduçnosti nga Podgorica, u ndërpre në minutën e 17-të.

Cila ishte arsyeja e ndërprerjes?

“Pas situatës (të padiskutueshme) në zonën e rreptësisë së vendasve, kanë nisur trazirat mes tifozëve.

Në tribunat ku ndodheshin tifozët e të dyja skuadrave (!?) fluturonin karrige dhe në fushë ranë disa pishtarë”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

Ndërhyri policia dhe tifozët mysafirë, “Varvari”  u futen në fushë dhe më pas filluan të gjuanin me gurë.

Siç raporton media malazeze, tensionet u bartën në fushë, pati incidente, ndërsa portieri i Buduçnostit  Pavliçiq u godit në kokë.

Mirëpo situata u qetësua shpejt, pas rreth 20 minutash, por delegati Miodrag Gardasheviq vendosi të mos e vazhdojë ndeshjen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa uron babanë për ditëlindje: Urime binjaku im

Story i radhës

Kryeministri i Izraelit takohet me Putinin në Moskë

Të fundit nga